+355 692 083 777 +355 682 097 866 info@mobileridoda.eu

Projektim & Arredim

Stafi arredues dhe inxhinierik kryen projektime të të gjithë gamës së mobiljeve dhe konstruksioneve prej druri, si edhe arredimin e ambjenteve private ose publike, sipas preferencave të klientit. Gjatë këtij proçesi, klientit nuk do t’i mungojë në asnjë çast disponibiliteti maksimal dhe konsulenca teknike e stafit, me qëllim përftimin e produktit dhe kryerjen e shërbimit sa më optimal dhe të kënaqshëm për të.

Prodhim

Cilësia e lëndëve të para dhe gama e plotë e makinave zdrukthtare që zotëron kompania, plotësuar me përkushtimin dhe seriozitetin profesional të inxhinierëve dhe mjeshtrave të përpunim drurit, garantojnë prodhimin e çdo lloji dhe stili mobilje, si dhe të elementëve të ndryshëm të konstruksioneve prej druri. Preokupimi për të përftuar në kohë optimale produkte me cilësi dhe performancë afatgjatë, sipas preferencave të klientit, shoqëron të gjithë ciklin e prodhimit.

Shërbim & mirëmbajtje

Me montimin dhe dorëzimin e produktit klientit, një etapë e re bashkëpunimi fillon për kompaninë. Personeli i saj inxhinieriko-teknik do të jetë në çdo kohë i disponueshëm për çdo problem apo shqetësim të klientit, i cili, nga kompania do të konsiderohet në çdo kohë një bashkëpunëtor i preferuar dhe potencial.

Punet tona

No portfolio found

Me shume…