+355 692 083 777 +355 682 097 866 info@mobileridoda.eu

Lënda e Parë

Prodhimi i Mobilieve

Prodhimi i mobilieve

Lënda e parë konsiston në llojet drusore tradicionale të përdorura ndër shekuj në rajon, si ahu, arra, lisi, frashëri, panja, plepi, bredhi, pisha, hormoqi etj. Bazuar ne preferencat e klientit, kompania përdor edhe lloje drusore të importit, si arra dhe panja amerikane, mogano, acero, zebrano etj.
Për dekorime përdoret rimeso nga llojet më të njohura drusore, si ulliri, arra, lisi, ahu, mogano, zebrano, trëndafili etj.
Përveç dekorimit me një lloj rimesoje, kompania aplikon edhe kombinime të rimesove të llojeve të ndryshme drusore, duke rezultuar në pamje nga më të bukurat që mund të nxirren nga materiali drusor.
Përveç drurit masiv, kompania përdor edhe panelet inxhinierike me bazë druri, të cilësisë më të mirë që mund të gjendet në treg, si pllaka me dru masiv (finger-joint), pllaka zdrukthi të melaminuara ose të rimesuara, pllaka fibre me dendësi të mesme (MDF), kompesatë etj.

Prodhimi i Konstruksioneve

Prodhimi i konstruksioneve te drurit
Lëndët e para konsistojnë në binarë dhe trarë nga llojet drusore më të përshtatshëm për konstruksione, si bredhi dhe pisha. Gjithashtu, kompania përdor gjerësisht edhe trarët e shtresëzuar (GLULAM) dhe panelet me zdrukthe të orientuar (OSB), të cilët kanë një performancë shumë të kënaqshme dhe afatgjatë. Duke kuptuar mirë rëndësinë që ka soliditeti në një konstruksion druri, për bashkimet e nyjeve lidhëse, kompania përdor aksesorët më cilësorë që importohen nga Austria dhe Gjermania, të çertifikuar nga laboratoret më të njohura në Europë.