+355 692 083 777 +355 682 097 866 info@mobileridoda.eu

Info

Prezantim

about

Kompania DODA përfaqëson traditën më të mirë shqiptare të prodhimit të mobiljeve dhe konstruksioneve prej druri, të trashëguar ndër breza. Ajo ofron një gamë të gjerë dizajnesh, nga stilet klasike te ato bashkëkohore, duke mbuluar të gjithë serinë e mobiljeve për banesa, zyra, bare, restorante dhe ambjente të tjera publike, gjithashtu edhe elementë të konstruksioneve dhe banesave prej druri.

Në kompaninë tonë, aplikimi i koncepteve të reja në dizajn nëpërmjet dekorimeve artistike me rimeso dhe pikturë, si dhe përdorimit të lëndëve të para nga më cilësoret, materializohen në produkte që garantojnë plotësimin e çdo preferencë të klientit në nivelet më të larta.

Kapacitetet që zotëron kompania në teknologji dhe staf të specializuar inxhinierik dhe arredues, si dhe korrektësia profesionale, mundësojnë prodhimin në kohë optimale të produkteve drusore me performancë cilësore afatgjatë. Filozofia që qëndron prej vitesh në themel të aktivitetit të kompanisë promovon kombinimin objektiv të cilësisë së lartë, korrektesës në shërbim dhe kostos. Ajo shprehet në vëmendjen e veçantë që i kushtohet çdo detaji, që nga faza e projektimit sipas ambientit dhe përzgjedhjes së lëndës së parë, deri në fazën e montimit përfundimtar të produktit.

Vlerë e shtuar e kompanisë është edhe shërbimi i personalizuar që i ofrohet klientit, edhe pas shitjes, me stafin e specializuar, duke e çuar këtë shërbim në nivelet më të larta në treg.

Shërbimi, që i përgjigjet kërkesave në kohë të shkurtër dhe që ofron zgjedhje për një seri të gjerë mobiljesh dhe konstruksionesh druri nga më cilësoret, është faktori që e bën kompaninë DODA një zgjedhje optimale në çdo aspekt.

Pse duhet të na zgjidhni Ne:

  • Seriozitet dhe Korrektësi
  • Disponibilitet dhe Përkushtim
  • Profesionalizëm
  • Kapacitete teknike
  • Asistencë në vijimësi